09 shkurt 2011

Analiza Sportive - Serie A

Titulli! Milani, Napoli e Interi rrezikojnë gjithçka

Ka filluar sprinti final i skuadrave kryesyese. Milanezet dhe “axurrët” mes sfidave vendimtare

Duke i atribuar Interit 3 pikët në ndeshjen e prapambetur me Fiorentinën, do të shihnim 3 skuadra në diferencën e 3 pikëve: Milan (49), Inter (47), Napoli (46). Të 3 ekipet do luanin për të nisur fluturimin drejt kreut.

Është e detyrueshme të përdorim fjalën “lojë” sepse pengesat që mund të hasen rrugës janë të shumta, duke nisur me lodhjet gjatë ndeshjeve të kupës, objektivat në fund të sezonit apo edhe ndonjë moment i pafat që mund t’i shoqërojë gjatë rrugës. Gjithsesi janë disa elementë kyç, që mund të parashikojnë deri diku fatin e këtij kampionati.

Kalendari - Milanin duket se do ta presin disa transferta tepër të vështira me Juventus, Palermo, Fiorentina, Roma dhe Udineze. Është e vërtetë që ekipi i Alegrit ka më shumë fitore jashtë shtëpisë (7), por gjithsesi vështirësitë mbeten.

Prej datës 27 shkurt deri në 9 mars Milanin e presin ndeshje të frikshme si përballja me Napolin, Juventusin apo edhe dy përballjet e radhës në Champions përballë Totenhemit, ndërkohë nga ana tjetër Interi do tentojë të rrisë presionin mbi kryesuesit pasi përpara ka 3 përballje të lehta në letër si ajo me Sampdorian, Xhenovën dhe Breshian.

Duke mos përmendur ndeshjet, që zikaltërit do të luajnë në transfertë ndaj Juves dhe Fiorentinës, dy takimet e vetme që ata do t’i presin me siklet do jenë derbi i Milanos dhe ndeshja e “San Paolos” kundër Napolit. Dy ndeshjet e radhës në turin e 1/8 të Champions, do t’i vendosin përballë Bajernit, ekipit gjerman, me të cilin u ndeshën edhe sezonin e kaluar.

Duket se Interi është mësuar me një kundërshtar të tillë kështu që edhe këtë vit ata do të tentojnë kualifikimin për t’u përgatitur më pas për derbin e 3 prillit. Ndërkaq situata për Napolin është më e keqe se ajo e Interit, por më e favorshme se ajo e Milanit.

Ambiciet e tyre do dalin edhe më në dukje pasi të kalojnë me sukses dy transfertat e vështira, që i presin me Romën dhe Milanin. Që ëndrra e presidentit De Laurentis të realizohet Napolit më pas do t’i duhet të superojë edhe 2 takime të vështira në “Sao Paolo” ndaj Interit dhe Juventusit për të rendur drejt titullit kampion apo për të mbijetuar në katërshen e parë ndaj rivalëve si Udineze, Lacio dhe Inter.

Loja - Le të rikujtojmë momentin kur Milani nëpërmjet formulës së Alegrit nisi fluturimin duke u shkëputur nga rivalët edhe pse fati nuk e ndihmoi gjatë rrugës. Ndërkohë në atë kohë Benitez zvarritej përmes rezultateve të dobëta.

Por në katedër u ngjit Leonardo, i cili nëpërmjet rikuperimit të Shnajder dhe blerjeve të reja arriti të gjejë logjikën e duhur për të rindërtuar ndeshje spektakolare si ajo e së dielës ndaj Romës.

Edhe pse Alegri e ka tejmbushur sektorin e mesfushës i duhet të rikuperojë urgjent aftësitë krijuese që vijnë nga lojtarë si Pirlo dhe Sedorf, pasi tashmë t’i hedhësh topa Ibrës nuk është më e mjaftueshme. Forca e Napolit, nga ana tjetër, gjithmonë ka qënë një forcë bazë, por duket se do jetë një lodhje e sforcuar.

Napoli është një ” konglomerat” lojtarësh që nëse nuk vrapon nuk mund të ngrihet. Nuk është se ka lojtarë organizatorë, të cilët i dhurojnë topa Kavanit pa e bërë atë të lodhet. Vrapimi i vazhdueshëm shkakton lodhje.

Përbërja - Napoli ka mangësi në kontigjentin e lojtarëve në krahasim me Milanin dhe mund të paguajë rëndë nëse vazhdimësia në Europë do zgjasë edhe më shumë. Milani, (falë edhe Jepes), e ka rimbushur sektorin e mbrojtjes dhe mungesa e Nestës nuk është se po ndihet shumë.

Interi qan mungesën e sulmuesit Milito, i cili ishte i pafat teksa u dëmtua, por tashmë ka ardhur Pacini. Më pas është Karzha. Skuadrat milaneze duket se janë të destinuara për të rezistuar edhe pse të mendosh një dëmtim të Ibrës apo Hulio Sezarit do të ishte diçka fatale.

Ndërkohë Alegri mban moralin lart, duke theksuar: “Jemi të parët, kështu që jemi më të favorizuar”. Dhe normalisht ai që është më lart është më i qetë se rivalët, duke bërë llogaritë për ata që kanë poshtë vetes. Gjithsesi ekziston ideja që rreziku mund të rritet edhe me shumë kur mendojmë se kemi një Napol që po lufton fuqishëm drejt ëndrrës për titull dhe një Inter që mund të jetë i aftë të përmbysë gjithçka.