14 shkurt 2011

Juventus konfirmon: Lëndimi i Matrit nuk është serioz

Juventus përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se lëndimi i Alessandro Matrit në brinjë nuk është lëndim serioz.

Lojtari u ankua për dhimbje në brinjë gjatë lojës dhe u detyrua të mbante një mbrojtëse në gjoks.
Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit thotë:
"Ekzaminimet mjeksore për Matrin."

"Alessandro Matri iu nënshtruan testeve natën e kaluar pas ankesave të dhimbjes në brinjë."
"Skanimet treguan se nuk ka asgjë serioze dhe shërimi i tij do të ndodhë brenda javës." /Juventus-Fans/