Drejtori i Interit, Marco Branca ka thënë se humbja e Nerazzurëve kundër Juventusit në Derby d’Italia nuk ka ndryshuar diqka tek ata.“Ka ndryshuar diqka kjo humbje? Jo, sepse ne kishim një numër të madh të rezultateve pozitive”.
“Kampionati është ende i gjatë dhe ka shumë ndeshje për tu luajtur. Unë mendoj se ky sezon është më ndryshe se tjerët”, tha Branca për Inter Channel.