08 shkurt 2011

Juve planifikon nënshkrime të mëdha në verë

Javier Pastore është i adhuruari i Angellit dhe drejtuesëve tjerë të Juves, gjithashtu ai bën pjesë në planet e Marottas për nënshkrimet e verës.

“Stadiumi i ri do të sjellë të ardhura marramendëse për klubin dhe këto do t’i përdorim për pagat e lojtarëve.”

“Por gjithsesi se do të mendojmë edhe për nënshkrime të mëdha gjatë verës.” tha Marotta për ‘Il Corriere dello Sport’ e cila më pastaj mëson se Pastore është vetëm njëri nga objektivat.

21 Vjeçari Argjentinas ka impresionuar këtë sezonë në Serie A dhe po përcillet nga klube të mëdha si Real dhe Barcelona, por mardhëniet e mira të Juves me Palermon mund t’a lehtësojnë një transferim të tillë.

Nëse futemi më thellë në planet reale të Juves aty bën pjesë edhe Andreas Beck i Hoffenheimit si dhe Michel Bastos nga Lyon.