15 shkurt 2011

Juve lehtësohet, Matri nuk ka dëmtim serioz

Alesandro Matri, njeriu që vendosi “derbin e Italisë” përballë Interit ka lënë në ankth të gjithë popullin bardhezi, për dëmtimin që pësoi. Sulmuesi, që vetëm pas tri ndeshjeve me Juventusin është shndërruar në idhullin e tifozëve, pati probleme në brinjë dhe në 20 minutat e fundit të ndeshjes me zikaltërit thjesht ka qëndruar në fushë.

Dëmtimi u duk serioz, por pas kontrolleve u konfirmua se bëhej fjalë për një problem në një muskul të vogël mes brinjëve, që rikuperohet në pak ditë. Lojtari do të jetë në dispozicion të Delnerit në sfidën e së dielës me Leçen.