15 shkurt 2011

Juventus kërkon Pirlon

Rinovimi i kontratës me Milanin po vonon dhe Andrea Pirlo mund të lërë klubin kuqezi në fund të sezonit.

Skuadrat e interesuara për të janë shumë. Përveç ekipeve angleze, në luftë po hyn edhe Juventus. Problemi për bardhezinjtë është rroga e lartë e mesfushorit italian: 4 milionë euro në sezon.

Por, ky nuk është problemi i vetëm. Me vëmendje duhet parë edhe gjendja fizike e Pirlos, i cili do të kurohet në Barcelonë nga doktori që është kujdesur për Filipo Inzaghi.

Gjithsesi, talenti i fantazistit do i bënte punë projektit të ri të Juventusit.