18 shkurt 2011

Juve interesohet për Jefferson Farfan

Juventus raportohet se është duke e përcjellë sulmuesin e Schalke, Jefferson Farfan dhe mund të bëjë ofertë për të gjatë verës.

La Gazzetta dello Sport shkruan se vëzhgues nga ekipi i Serie A ishin në Mestalla gjatë të martës për të përcjellë lojtarin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Valencias.

26-vjeçari mund të luajë edhe si anësorë dhe Biankonerët janë të interesuar ta kenë atë në ekip në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë për sulmuesin peruan raportohet se janë të interesuar edhe dy ekipet spanjolle, Atletico Madrid dhe Sevilla.