18 shkurt 2011

Chiellini: Do ta mposhtim Leccen

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dëshiron që klubi i tij të shënojë edhe fitoren e tretë radhazi.

Juventus mposhti Cagliarin me rezultat 3-1, Interin me rezultat 1-0 dhe tani Chiellini dëshiron që klubi i tij të përsërisë këtë gjë edhe kundër Lecces.

“Dëshirojmë t’i përsërisim fitoret tona edhe kundër Lecces. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme që të tregojmë se tani jemi më të pjekur”, tha Chiellini.