17 shkurt 2011

Juve, ikën Sisoko, vjen... Sisoko!


Juventus ndryshon në lojtarë, por jo në emra. Sipas shtypit francez, klubi bardhezi synon të marrë në qershor mesfushorin e Tuluzës, Musa Sisoko.

Për 22-vjeçarin e talentuar interesohen edhe klube të tjerë të njohur të Evropës: Interi e Fiorentina në Itali, dhe Totenhemi e Arsenali në Angli.

Por që një Sisoko të mbërrijë te “Zonja”, një tjetër duhet të largohet. Momo me siguri do të lërë Torinon në merkaton e verës dhe sipas medias italiane, destinacioni i tij është Anglia ose Spanja.