11 shkurt 2011

Bastos: Nuk refuzohet Juventusi

Anësori i Lyonit Michel Bastos ka thënë se ai nuk do të mund t’a refuzonte një ofertë nga Juventusi, nëse klubet arrijnë marrveshje në mes tyre.

27 Vjeçari ka impresionuar si në Evropë ashtu edhe në Ligue 1 duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Lyon. Juventus pritet që t’a zyrtarizoj ofertën e saj në filliim të verës.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ një ofertë nga Juventusi është pranuar për një shumë rreth 14 milion Euro, por Lyon kërkon jo më pak se 18 milion.

“Juve më dëshiron mua dhe asnjë lojtar nuk mund t’a refuzoj Juventusin.” ishte cituar të ketë thënë i Braziliani i talentuar.