11 shkurt 2011

Juve-Inter, Kielini sfidon Maikonin

Trajneri juventin ka akoma dyshime mbi formacionin, por e vendos mbrojtësin përballë brazilianit

Del Neri po mendon për formacionin titullar që do të ndeshet me Interin të dielën në mbrëmje. Kielini do të luajë sërish në krahun e majtë të mbrojtjes për të dueluar me Maikon, ndërsa ka disa dyshime në mesfushë dhe sulm. Markizio ose Martinez dhe në sulm Matri nuk preket, ndërsa janë në balotazh Del Piero-Toni.

Për sa u takon zikaltërve, duhet të rishihet në fushë formacioni që ka mposhtur Romën: Zaneti në vendin e Kivu. Në Sulm Eto-Pacini dhe Shnejder mbrapa tyre. Historia e Xhixhi Del Nerit si trajner është e përbërë nga shumë momente të vështira dhe pak të lehta, aventura të vuajtura, rezultate të mëdha dhe të paparashikuara, disa ndalesa dhe në fund, në moshën 60-vjeçare, Juventusi: një vlerësim për karrierën më shumë se një mundësi e lehtë.

Të dielën në mbrëmje Del Neri do të sfidojë teknikun, historia e të cilit është totalisht e kundërt me të tijën: menjëherë lart, menjëherë në drejtim të skuadrës së madhe pa një eksperiencë në kategoritë inferiore ose në skuadrat e nivelit të dytë. Dhe pikërisht kundër Leonardos, trajneri i Juves do të provojë të realizojë arritjen që do të ndryshonte sezonin dhe objektivat e bardhezinjve.

SKEMA - Në konferencat e tij për shtyp Del Neri nuk flet për dashuri, për miqësi, ndjenja, por flet për punë, impenjim. Koncepte bazë në skuadrat e vogla ashtu si te klubet e mëdha, veçanërisht kur një skuadër e madhe arsyeton me krenarinë e një ekipi provincial.

Por, trajneri e di se karakteri nuk mjafton: të paktën kundër Interit që shënon shumë, por që lejon edhe disa hapësira dhe atëherë duhet gjetur rruga e duhur për të goditur duke krijuar një barrikadë para Bufonit. Dhe në Kaljari, Del Neri ka ndryshuar diçka në mbrojtje:

Kielini në krahun e majtë dhe plot katër qendërmbrojtës në fushë, sepse edhe Sorensen, i aktivizuar të shtunën në krahun e djathtë të mbrojtjes, preferon të luajë në mes.

Kjo zgjidhje ndoshta do të rishihet edhe të dielën sepse Kielini ka shpejtësinë dhe fizikun për të dueluar me Maikonin dhe sepse kundër shtatlartëve të Interit ka nevojë për një mbrojtje të vëmendshme: gjatësia mesatare e katër mbrojtësve të Del Nerit është e barabartë me pothuajse 189 centimetra.

OPTIMIZEM - Por ndryshimet e Del Nerit nuk ndalen këtu. Në Kaljari për herë të parë në sezon, tekniku ka braktisur skemën 4-4-2 për të kaluar tek ajo 4-3-3. Por nuk është e thënë që të dielën të mos ndryshojë sërish. Vendimi do të merret vetëm të shtunën në mbrëmje, ose të dielën në mëngjes, sepse ka shumë rreziqe: rekuperimi i Klaudio Markizios, gjendja e lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaren e Italisë, plani taktik që duhet ndjekur.

Markizio ndihet më mirë në krahasim me ditët e kaluara dhe optimizmi është rritur. Ndoshta mund të mos jetë gati për të luajtur 90 minuta, por ndoshta do të grumbullohet nga Del Neri. Markizio e lejon teknikun të luajë sërish me skemën 4-3-3 ose të kthehet te 4-4-2, ndërsa nëse ai mungon ka më shumë mundësi të mbështetet te moduli, që është përdorur më shumë deri tani.

SULMUESIT - Në sulm, në krah të Matrit, ka tri alternativa: e para të çon te Luka Toni. Del Neri parapëlqen të ketë në fushën e lojës dy sulmues të gjatë dhe të fuqishëm fizikisht.

Alternativa tjetër është Del Piero, por edhe në këtë rast nuk mund të nënvlerësohet kandidatura e Martinezit, që vitin e kaluar ka shkatërruar Interin në Katania. Del Neri beson shumë te ky lojtar, për Horgen do të ishte rasti për ta falënderuar.