08 shkurt 2011

Juve dhe Milan pas Gotze

Ndër talentët e mëdhenj që posedon Borussia Dortmund padyshim është edhe Mario Gotze, mesfushori vetëm 18 vjeçarë që ka tërhequr interesimin e top-klubeve Evropiane me paraqitjet e tija në Bundesliga.

Lojtari i lindur më 1992-ën ka qenë qe një kohë të gjatë i përcjellur nga klubet Italiane Juventus dhe Milan dhe të dyja këto janë shumë të interesuara në lojtarin që ka kontratë me Dortmundin deri në Qershor të 2014-tës.

‘Transfermark.de’ thotë se një shumë rreth 12 milion Euro mund t’a lëvizte Gotzen nga Gjermania, por Drotmund shpreson në hapjen e një ankandi për t’ia rritur çmimin lojtarit, sepse për të janë të interesuar edhe ‘pasanikët’ e Manchester Cityt si dhe klubi mbretëror Real Madrid.