09 shkurt 2011

Gigi Buffon: "Në Dortmund është ndeshja e jetës"

Cezare Prandeli ka zgjedhur: kundër Gjermanisë, të mërkurën në mbrëmje në Dortmund në një përsëritje të ndeshjes gjysëm finale të Botërorit 2006, pavarësisht se miqësore, në sulm do të luajnë Pazini dhe Kasano. Në mesfushë hapësirë për rombin: mesfushor i tërhequr do të jetë debutuesi Tiago Mota, ndërkohë që mesfushor i avancuar është Mauri. Në mbrojtje trajneri i kombëtares italiane do të përdorë një zgjidhje që aplikon edhe Del Neri tek Juventusi: Kielini mbrojtës i majtë, në vend të tij në qendër të mbrojtjes do të luajë Ranokia.

Formacioni

Prandeli gjatë konferencës për shtyp i është përgjigjur shumë pyetje të gazetarëve të pranishëm. Menjëherë tregon formacionin titullar: "Do të luajnë Bufon; Kasani, Ranokia, Bonuci, Kielini; Montolivo, Tiago Mota, De Rosi dhe Mauri; Pazini dhe Kasano në sulm. Tiago do të luajë si mesfushor qëndre në mesfushë, me De Rosi dhe Montolivon që janë krahët e tij. Kielini në të majtë? Kam folur me të, mund të interpretojë shumë role, si mbrojtës qëndre është një garanci, mbase në rolin në krahun e majtë mund të bëhet më i fortë. Do të mbaj në konsideratë edhe minutat që kanë luajtur në kampionat, por kam edhe të drejtë të provoj formacionin më të mirë: pas më pak se një muaji është ndeshja me Slloveninë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2012. Pas 45 minutave të para do të ndryshoj sulmuesit. Zëvendësimet? Do të jenë plot 5 të tilla".

Kujtimet dhe pritshmëritë

"Gjysëm finalen e Botërorit Gjermani 2006 e kam parë në grumbullim me Fiorentinën, kemi qenë duke përgatitur ndeshjet kulifikuese të Champions Ligës. Këtë herë dëshiroj të shikoj në fushën e lojës personalitet. Trekuartisti? Është momenti është zgjidhje, në një periudhë më të gjatë ideja është për të luajtur me tre sulmues. Gjermania ka qenë një zbulim në Botërorin e fundit, por nuk kam aspak frikë ndaj tyre. Dëshirojmë të ofrojmë një paraqitje të rëndësishme, kemi mundësitë për ta arritur këtë objektiv".

Figurë të mirë

Trajneri i kombëtares italiane ka bërë stafetë në konferencën për shtyp, në Koverciano, me portierin e tij, që është rikthyer në skuadrën e kaltër, ndër të paktit që kanë qenë në fushën e lojës në ndeshjen e Dortmundit në 2006. "Jam shumë i lumtur, është shprehur Bufon, pas dëmtimit rigjej dhe skuadrën kombëtare, me të cilën shpresoj të arrij kënaqësi të tjera të mëdha. Ndeshja gjysëm finale me Gjermaninë në 4 qershor 2006 ka qenë ndeshja më e rëndësishme e karrierës time. Doja të fitonim për emigrantët tonë në Gjermani, për ringritjen tonë sportive, ka qenë mbrëmja më e bukur në mënyrë absolute. Kritikat nga jashtë për Italinë? Duhet të kërkojmë të japim një imazh të shkëlqyer të Italisë të paktën nga aspekti sportiv".

Perspektivat e Italisë

"Ata mbërrijnë në këtë ndeshje me disa ide të qarta që kanë marrë nga rezultatet e fundit të arritura. Ne kemi ndryshuar trajner dhe identitet. Nuk kemi asgjë për të humbur, mund të tregojmë ndërkohë se jemi kompetitiv dhe të bëjmë një hap përpara. Nuk do të jetë e lehtë, por sigurisht shumë stimuluese. Kualifikimi në Europian është në dorën tonë, punët kanë shkuar më mirë në krahasim me atë që mendohej pas Botërorit. Unë do doja të luaja në pesë Botërorë, të gjashtin mbase si portier i tretë". Xhianluixhi Bufon ka folur edhe për grumbullimin e të huajve: "Futbolli dhe bota janë duke ecur përpara në këtë mënyrë. Ashtu si edhe globalizimi. E rëndësishme është të përshtatemi me rregullat që ekzistojnë. Më pas, në një rast specifik, të kesh në skuadër një lojtar të nivelit të Tiago Motës është një avantazh i madh".

Gjendja fizike

"Pas një mungese të gjatë njëfarë lodhjeje e dija që duhet ta paguaja. Nëse jam më i fortë duhet ta tregoj gjithmonë, nënvizon me një shpirt kritik Bufon. Duhet të qëndroj i qetë dhe të kryejë pritje, dhe mbi të gjitha të provojmë të fitojmë. Unë kam plot 5 vite që nuk fitoj, ndërkohë që në 2-3 vitet e para jam shpëtuar gjithmonë, për paraqitjet që kam dhuruar, në këtë vitin e fundit, duke parë edhe rezultatet e skuadrës, është normale që dikush të më ketë vendosur në diskutim, pritshmëria ndaj meje është gjithmonë shumë e lartë". Portieri italian ka folur dhe për Juventusin dhe situatën aktuale në kampionat: "Përgjigjet në Kaljari dhe pjesërisht në Palermo kanë qenë të mira. Periudha e keqe mendoj se është tashmë pas krahëve. Por, duhet ta konfirojmë kundër Interit. Për të gjykuar Juventusin duhet të presim fundin e kampionatit. Zikaltër në skuadrën kombëtare? Më jep kënaqësi, sepse Interi në këto vitet e fundit ka qenë një pikë referimi në futbollin italian, dhe tashmë kanë hedhur sytë tek të rinjtë më premtues italianë, skuadra kombëtare përfiton sigurisht nga ky fakt. Rivalitet me Interin? Në të shkuarën, duke lënë mënjanë Calciopolin, tashmë duhet të shikojmë përpara. Gabimet e fundit arbitrale? Nuk janë parë. Në ditën kur nuk do të jem më i rëndësishëm nuk dëshiroj të kthehem në një problem për asnjë në skuadrën timen", ka përfunduar Xhianluixhi Bufon komentin e tij në prag të ndeshjes me Gjermaninë.