08 shkurt 2011

Juve, City dhe Milan pas Dani Alves

Dani Alves, 27 vjeçari mbrojtës krahu që momentalisht është pronë e Barcelonës, sezonin e ardhshëm mund të ndërroj ambient pasi që bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk po e gjejnë rrugën e duhur.

Dani Alves ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2012 dhe nëse nuk do të rinovojë atëherë Juve, City dhe Milan do të tentojnë t’i marrin shërbimet e njërit nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Juventus ka në plan të shpenzoj shumë gjatë verës, Milan gjithashtu do të investoj shuma marramendëse sidomos në repartin defansiv, ndërsa nuk është diqka jashtë normales shpenzimi për Manchester Cityn.

Marotta dhe Galliani do të jenë disi në pozicion jo edhe aq të mirë, pasi që Mancini me sheikët e tijë mund të ofroj shumë më shumë se klubet Italiane.