08 shkurt 2011

Juventus pas Pastores

Tani në radarin e Juventusit për transferime në merkaton verore ka rënë edhe fantasiku i Palermos, Javier Pastore.

“Stadiumi i ri do të sjellë para të mëdha dhe klubi do t’i përdorë këto para për rritjen e pagave të lojtarëve. Ne do të mendojmë edhe të transferojmë disa lojtarë të ri, ndërsa Pastore është vetëm njëri nga ata”, tha Giuseppe Marotta për Corriere dello Sport.

Juventus duhet ta mposht Realin dhe Barcelonën për të nënshkruar me Pastoren i cili është lidhur me një kalim në Spanjë pikërisht te këta dy gjigandët spanjoll.

Javën e kaluar, presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka deklaruar se klauzolën e blerjes së Pastores do ta rrisë në 100 milion euro.

Përpos Pastores, Juventusi është interesuar edhe për lojtarin e Hoffenheimit, Andreas Beck dhe për Michel Bastos.