03 shkurt 2011

Ish-juventini pati 5 minuta paralizë

Nikola Legrotalje qëndroi plotësisht pesë minuta i paralizuar për goditjen që pësoi në ballë pas përplasjes me lacialin Kozak. Mbrojtësi i ri kuqezi u shtrua në fillim në spitalin “San Rafaele”, ku iu qep plaga në pesë vende, pastaj mjekët konstatuan ndrydhjen e zverkut. Legrotalje mbërriti në Milanelo në orën 3 të mëngjesit.

Dje në mëngjes dhimbja ishte shumë e fortë dhe ka mundësi të qëndrojë pushim 1 deri në dy javë. Lajme të mira vijnë për Bonerën. Për të asnjë frakturë në nofull, që u dyshua pas daljes nga fusha. Analizat pastaj rrëzuan çdo problem kranik dhe për mbrojtësin tjetër milanist pati vetëm një frikë të madhe.

Do të jetë i gatshëm për Alegrin që sot. Ndërkohë janë stërvitur me grupin Gatuzo dhe Sedorf, ndërsa rikthimi i Pirlos, është parashikuar për ndeshjen me Parmën në prag të ndeshjes së kupës.