04 shkurt 2011

Diego: Juve nuk është e gatshme për Champions L

Ish lojtari i Juventusit dhe tani momentalisht pronë e Wolfsburgut, Diego Ribas da Cunha thotë se ish-lojtarët e tijë nuk duhet të fajsohen për dështimin e Biankonerëve këtë sezonë.

Ai thotë se Del Neri dhe Giuseppe Marotta (trajneri përkatësisht drejtori sportiv), duhet të bartin më shumë përgjegjësi për këtë.

“Problemi nuk ka të bëjë me lojtarët, por me ata që po i udhëheqin.” tha Diego për Sportal.

“E shikova lojën ndaj Palermos dhe vërejta se ish-bashkëlojtarët e mir nuk ishin në formën më të mirë. Në atë ekipë ka lojtar shumë të mirë, por kush merr vendime vërtetë nuk merr vesh nga futbolli.”

“Ky Juventus nuk është i gatshëm për Champions League. Shpresoj t’a rrimarin vetveten, por nuk do të jetë e lehtë.”