04 shkurt 2011

Moggi: Juve është shëndrruar në një ekipë mes-tabelare

Luciano Moggi është i sigurt se Juventusi prap ka hyrë në krizë dhe nuk do të dal nga kjo krizë aq lehtë.

Duke shkruar në kolumën e tij për Tuttosport ndër të tjerash ai thotë: “Jam i pakënaqur me mënyrën e punës në Juventusi dhe nuk pajtohem me zgjedhjet e bëra në merkaton dimërore.”

“Emrat që erdhën në Juve reflektojnë gjendjen reale të Juventusit, ata janë një ekipë mes-tabelare.”

“Ata nuk dijnë se si të jenë lider në ligë, ashtu sikur edhe lojtarët që nuk mund të bëhen kampiona të vërtetë. Lojtarët si Andrea Barzagli dhe Alessandro Matri nuk jan lojtarë të këqinjë, por as nuk mund t’a bëjnë diferencën.”