05 shkurt 2011

Van Gaal tregon burrërinë e tij


Ish-sulmuesi i Bayern Munihut, tani i Juventusit, Luca Toni të enjten tregoi se si trajneri Louis van Gaal një herë kishte vërtetuar se ai ka “burrëri” për të lënë këdo jashtë skuadrës – duke ulur pantallonat.

Ai zhvilloi vetëm katër ndeshje nën udhëheqjen e Van Gaalit para se të kalonte te Roma më 2010, për shkak se nuk ishte i preferuara i trajnerit holandez.

“Van Gaal thjeshtë nuk dëshironte të punonte me mua, ai i trajton lojtarët si objekte të këmbyeshme”, tha 33-vjeçari. Italiani për revistën gjermane Sport Bild tregoi se si Van Gaali ua vërtetoi superyjeve të Bayernit, përfshirë Arjen Robbenin, Philip Lahm dhe Bastian Schweinsteiger, se si ai është aq i guximshëm për të hequr secilin nga lojtarët nga skuadra.

“Ai e demonstroi ‘burrërinë’ e tij në kuptimin e plotë të fjalës duke ulur poshtë pantallonat. Për trajnerin të gjithë ishin të njëjtë dhe se ai mund ta hiqte këdo nga skudra, sepse ai ka guximin për ta bërë këtë”, tha Toni. / GrandeJuve/