12 shkurt 2011

Blanc:” Stadiumi I ri do të të jetë gati në kohën e parashikuar”

Ishin përhapur zëra shqetësues në lidhje me stadiumin e ri të Juventusit. Punët sipas disa gazetave për shtyp, po vazhdonin me vonesa për shkak të disa problemeve burokratike; duke vazhduar me këto ritme do të ishte e pamundur që stadium të ishte i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit 2011/2012, në Torino, gjë që ishte parashikuar nga inxhinierët.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i shoqërisë së lavdishme bardhezi që ka hedhur poshtë këto zëra në faqen e saj zyrtare(www.juventus.com). Ja deklarata:

Vazhdon rregullisht ndërtimi i stadiumit të ri, që momentalisht shikon pjesën më të madhe të punëve të përqëndruara të ndërtimi imbulesës, që do t’u lejojë spektatorëve që të shikojnë ndeshjet e Juventusit të mbrojtur nga luhajtjet atmosferike. Po vazhdojnë punët për përfundimin e impiantit të brendshëm dhe të planit të urbanizimit.

Administratori i Deleguar Jean-Claude Blanc:” Cdo lajm që lidhet me vonesa të mundshme është i pabazuar dhe mund të jetë i shkaktuar nga një keqinterpretim i ndonjë detaji burokratik të nevojshëm për marrjen e licences nga Uefa.Për marrjen e kësaj license duhet të kemi që tani ne dispozicion një stadium të certifikuar dhe homologuar.

Ja pse në këtë prizëm, i kemi kërkuar Komunës së Torinos që të paraqesë Olimpico-ne dokumentacionin zyrtar dhe më pas të integrohet ky dokumentacion me projektet teknike të stadiumit të ri, i cili do të jetë i homologuar në fund të punimeve. Ripërsëris që Juventus do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, në Stadiumin e Ri”.