15 shkurt 2011

Buffon: Sezonin tjetër mund të luajmë në LK

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, beson se pas fitores ndaj Interit, bardhezinjtë kanë gjasa për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

“Të dielën mbrëma fituam një ndeshje shumë të vështirë. Mposhtëm një skuadër që fitoi gjithçka sezonin e kaluar dhe është një arritje e madhe, e cila na lejon që të llogarisim potencialin tonë”.

“Po të mos ishim viktimë e aq shumë lëndimeve, atëherë Juventusi do të kërkonte objektiva tjera”.

“Sot, për të qenë real, ne duhet të kemi qëllim vendin e katërt dhe kjo është padyshim e arritshme”.

“Jam i lumtur, sidomos për tifozët tanë që na kanë mbështetur. Ata e merituan fitoren e të dielës mbrëma”, ka thënë 33-vjeçari. /