08 shkurt 2011

AEK pas Grygeras

Klubi Grek AEK Athens i’u është bashkangjitur klubeve të tjera në garën për mbrojtësin e Juventusit Zdenek Grygera.

Pala Greke ishte e interesuar për lojtarin në fjalë edhe gjatë merkatos së Janarit, por ishte e pamundur të startohen negociatat me Juven.

Edhe Ajax është e interesuar që t’a rikthej ish-mbrojtësin e saj të cilin e kishte për katër sezone dhe ka bërë një ofertë në arkat e Juves, por është refuzuar.

Një ofertë rreth 1 milion Euro mund t’a lëvizë Grygeran nga Torino, pasi që edhe Juve është e interesuar në shitjen e disa lojtarëve që nuk po japin asgjë në fushë e në veçanti mbrojtësit e krahut.