20 shkurt 2010

Zidane: Kaka do të jetë i suksesshëm te Reali

Legjenda franceze Zinedine Zidane thotë se kritikët duhet t’i japin kohë brazilianit Kaka që të përshtatet te Los Blancos, dhe pastaj ai do të shkëlqejë me këtë fanellë.
Zizu e ka krahasuar situatën brazilianit me muajt e tij të parë në Bernabeu, ndërsa ka refuzuar të bëjë krahasimin, Kaka-Ronaldo.
“Unë më shumë e vështroj lojtarin Kaka, sesa të bëj krahasime Kaka-Ronaldo”.
“Përshtatja është një proces që iu ndodh të gjithëve, ngjashëm sikurse më ndodhi edhe mua”.
“Unë e kam pasur të njëjtën rrugë si Kaka. Ndoshta ai ka një periudhë paksa më të vështirë, por Kaka do të ketë sukses me fanellën e real Madridit. Unë jam i bindur në këtë”, ka thënë Zidane.