Real Zaragoza ka transferuar mesfushorin brazilian Edmilson nga Palmeiras deri në fund të këtij sezoni ka njoftuar klubi spanjoll. 33 vjeçari ishte pjesë e Kombëtares braziliane që fitoi Kampionatin botëror më 2002 dhe ekipit të Barcelonës që fitoi Ligën e Kampionëve më 2006.
Zaragoza gjendet në pozitën e 18-të në La Liga dhe ka qenë mjaft aktive gjatë afatit kalimtar të janarit duke transferuar edhe portierin Roberto, mbrojtësin Matteo Contini, mesfushorët Jiri Jarosik, Eliseu si dhe sulmuesit Adrian Colunga dhe Humberto Suazo.