22 shkurt 2010

Villarreali dëshiron Gagon

Villarreali dëshiron ta mbajë në kampionatin spanjoll edhe sezonin e ardhshëm, mesfushorin e Real Madridit, Fernando Gago.
Argjentinasi për pak nuk u transferua në Ligën Premier me Manchester Cityn që dështoi ta transferojë atë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Gago së fundi është lidhur me një rikthim në Argjentinë te Boca Juniors, megjithatë mediat spanjolle shkruajnë se Villarreal është i vendosur ta transferojë atë në sezonin e ardhshëm./