14 shkurt 2010

Vidic pranë Realit

Mbrojtësi i Manchester United Nemanja Vidic është gjithnjë e më pranë bashkimit me ish bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo.
Klubet janë shumë pranë marrveshjes për një transferim të vlefshëm 20 milion funta, e që do të përfundoj verës.
Vidic ishte më shumë në stol këtë sezonë se sa në fushë, dhe kjo për shkak të lëndimeve. Disa burime brenda United thonë se mardhëniet mes mbrojtësit serb dhe Sir Alex Fergusonit nuk janë aspak të mira.
Spekulohet se Vidic tashmë e ka vënë shtëpinë e tij në Angli në shitje, në mënyrë për që të kaloj ose në Spanjë ose në Itali, e ku Milani është shprehur i gatshëm të ndërhyj.
United tashmë ka siguruar mbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm Chris Smalling, që do ti bashkohet djajve të kuq në verën e ardhshme.
Ferguson është syçelë edhe tek ardhmëria e Benficës David Luiz, mbrojtësi danez i Palermos Simon Kjaer dhe te i fuqishmi Bruno Alvesh i Portos.
Sipas kësaj që po shohim, mund të ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur dhe me Ronaldon. Transferimi i Ronaldos kishte përfunduar 9 muaj para se të bëhej publik.
Ndoshta jemi para faktit të kryer, dhe Vidic tashmë është lojtar i Realit.