Manchester United dhe West Ham United kanë zhvilluar të martën takimin e javës së 28-të të Ligës Premier, i cili përfundoi me fitoren e Djajve të Kuq me rezultat 3-0.
Sulmuesi në top-formë, Wayne Rooney, shënoi golin e epërsisë duke mposhtur me kokë portierin Green, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë ishte sërish Rooney, i cili shënoi sërish me kokë pas një krosimi të Valencias, kurse ky ishte goli i 27-të i sezonit për sulmuesin anglez.
Dy minuta pasi u inkuadrua në lojë (80’), Michael Owen shënoi golin e tretë të vendasve dhe vendosi rezultatin përfundimtar prej 3-0.
Pas kësaj fitoreje, United gjendet vetëm një pikë pas Chelseat, që të shtunën zhvillon ndeshjen e vështirë kundër Manchester Cityt.