18 shkurt 2010

Ronaldo: Të luash në Bernabeu është diçka e veçantë

Cristiano Ronaldo, edhe njëherë e ka përsëritur se iu është plotësuar njëra nga ëndrrat që e ka pasur synim në të kaluarën. Ronaldo gjithmonë kishte ëndërruar të luajë në Real Madrid, ëndërr e cila iu bë realitet verën e kaluar. Ai gjatë pjesëmarrjes në programin Casta de Campeones të Telemadrid, portugezi ka deklaruar se që në fëmijëri ka ëndërruar ta veshë fanellën e Realit. “Gjithmonë kam dashur të luaj te Real Madridi, për shkak të madhësisë dhe suksesit të klubit. Nuk dija se çfarë të them gjatë prezantimit. Gjithçka shkoi mirë. Ndoshta nuk jam dukur i emocionuar, por unë isha shumë i emocionuar. Këtu ndihem shumë komod dhe pikërisht për këtë erdha. Të luash në Bernabeu është diçka unike dhe e veçantë, por ende kam shumë gjëra për të arritur. Jam shumë i lumtur këtu”, tha Ronaldo..