23 shkurt 2010

Ronaldo: Do të pensionohem në 2011-tën

Sulmuesi i Corinthians, Ronaldo, ka zbuluar se ai e ka vazhduar marrëveshjen e tij me klubin deri në fund të vitit 2011, kur do të tërhiqet nga loja aktive e futbollit.
Ish-lojtari i PSV, Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit, ka pohuar se ai e ka vazhduar marrëveshjen me Corinthians edhe për dy vite dhe kjo do të jetë e fundit e tij.
“E kam rinovuar marrëveshjen për edhe dy vite dhe kjo do të jetë marrëveshja ime e fundit. Do të luaj deri më 31 dhjetor 2011 dhe atëherë do të tërhiqem nga loja aktive”, ka thënë Ronaldo në një konferencë shtypi në Brazil.
“Dua ta jap maksimumin për Corinthians dhe të kem mundësi ta përfundoj karrierën duke fituar diçka shumë të rëndësishme për këtë fanellë”, ka shtuar ‘fenomeni’