17 shkurt 2010

Ribery: Rezultatet në LK do të ndikojnë në vendimin tim

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se suksesi i bavarezëve në Ligën e Kampionëve do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij.
Mesfushori francez kërkohet nga shumë skuadra evropiane, përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Chelsean dhe Manchester Unitedin, ndërsa Bayerni nuk dëshiron të lejojë largimin e tij, së paku deri sa kontrata e tij është valide (2011).
“Rezultatet tona në Ligën e Kampionëve, patjetër që do të ndikojnë në vendimin tim. Për mua potenciali futbollistik është gjëja më e rëndësishme. Kur shoh se si luan skuadra, besoj se kemi gjasa reale”.
“Ndoshta nuk kemi skuadër të fortë si Barcelona dhe Real Madridi, por nëse të gjithë janë në formë, kemi skuadër e cila mund të luajë në nivele të larta”, ka thënë francezi për Sport Bild. /