23 shkurt 2010

Ranieri hedh poshtë shanset për titull

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka hedhur poshtë mundësinë që ekipi i tij të luftojë për skudeto, pas fitores 1-0 ndaj Catania.
Sulmuesi i vetëm në fushë Mirko Vucinic u tregua i mjaftueshëm që Roma të sigurojë tre pikët e reja dhe t’i afrohet në pesë pikë Interit.
“Jo, sinqerisht dyshoj. Gara për Skudeton nuk është rihapur. Ne punojmë shumë dhe duhet të jemi të lumtur me këtë, por ende nuk mund të them se gara për titull është hapur sërish”, ka thënë Ranieri