17 shkurt 2010

Porto fiton në mënyrë kontraverse

Porto ka shënuar fitore me dy gola kontravers në takimin e parë të zhvilluar në Do Dragao ndaj Arseanlit.
Arsenali dominoi gjatë gjithë takimit por pësoi humbje në mënyrë të pafat.
Ishte Varela ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11 pas një harkimi të mirë që rrëshqet nga duart e portierit Fabianski për golin e parë 1-0 të Portos.
Shtatë minuta më vonë, Sol Campbell shënon gol me kokë pas një harkimi në zonë, 1-1.
Pjesa e dytë ishte e nxehtë. Arsenali hyri me qëllim që të fitonte por u mposht në mënyrë të padrejtë.
Në minutën e 51 akordohet goditje indirekte. Gjatë kohës sa përgatiteshin lojtarët e Arsenalit, Hulk passoi topin deri te Falcao dhe ky i fundit shënoi gol, e gjithë kjo ndodhi pa dhënë shenjë gjyqtari.
Arsenali tentoi të shënonte fitore por më kot, këtë nuk e arriti. Arsenalit në Emirates dy javë më vonë i duhet një fitore minimale për të kaluar më tej.