22 shkurt 2010

Pellegrini i kënaqur me lojën kundër Villarrealit

Real Madrid bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për të shënuar fitore të lartë prej 6-2 në derbin e javës në La Liga përballë Villarrealit, për të lehtësuar edhe presionin në trajnerin Manuel Pellegrini.
Gonzalo Higuain dhe Kaka që të dy shënuan nga dy gola, por figura qendrore te mbretërit ishte Ronaldo, i cili bëri mbase paraqitjen më të mirë të sezonit, duke shënuar edhe njërin prej golave.
“Jam tërësisht i kënaqur dhe i lumtur me punën e ekipit. Numrat janë të rëndësishëm dhe jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë. Jam shumë i kënaqur pasi humbja nga Lyoni ndikoi emocionalisht që ekipi të përmirësojë lojën”, ka thënë Pellegrini./