18 shkurt 2010

Montolivo: Fiorentina ‘u plaçkit’

Mesfushori i Firoentinas, Riccardo Montolivo, e ka fajësuar gjyqtarin Tom Henning Ovrebo, i cili “ia fali” fitoren Bayern Munichut.
Bavarezët arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 2-1, ndërsa goli i fitores erdhi nga një pozitë jashtë loje e Miroslav Kloses.
“E luajtëm ndeshjen që donim ta luanim, por është pikëlluese kur gjëra të tilla ndodhin në këtë fazë të Ligës së Kampionëve”.
“Madje edhe unë e pashë pozitën jashtë loje nga banka e rezervistëve, dhe është frustruse që ‘u vodhëm’ kështu”.
“Ende kemi gjasa për kualifikim, por do të ishim në pozitë më të mirë po të mos gabonin gjyqtarët”, tha Montolivo për Rai Sport. /