05 shkurt 2010

Milani me sponsor të ri

Milani ka nënshkruar një marveshje të vlefshme 60 milion euro të sponzorimit me Shiek Ahmed bin Saeed Al Maktoum, kryetarin e kompanisë Fly Emirates, duke rritur në të njëjtën kohë spekulimet për shitjen e komplet skuadrës.
Il Corriere dello Sport raporton se Al Maktoum është pajtuar që ti paguaj klubit nga 15 milion euro deri në vitin 2014 për tu bërë sponzori kryesor i rosonerëve, plus bonuset për sukseset në Ligën e Kampionëve.
Kjo lëvizje ka çuar deri në spekulime të mëtutjeshme, që thonë se Maktoum do të blej 40 përqind të aksioneve të firmës së Silvio Berlusconit, Fininvet.
Por, kjo nuk është e tëra. Mediat në Apenine pohojnë se me 15 milion eurot e para të vitit 2010, Milani do të transferoj sulmuesin e shumëkërkuar boshnjak Edin Dzeko.