Trajneri i Milanit Leonardo ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij përkundër humbjes turpëruese nga Manchester United në San Siro.“ Nuk ka përfunduar asgjë, falë zotit. Sot ishim vënë në vështirësi të mëdha, dhe Manchester United tregoi se mund të zbërthej lojën tonë të mrekullueshme.”
“ Fatkqesisht, në një moment të vetëm të vështirësisë që kemi patur ata na dhanë dy gola. Pjesa e parë ka mundur të përfundoj 3-0 për ne, dhe ne nuk ishim në gjendje të konkretizojmë rastet.”
“ Ata kanë shfrytëzuar gjithçka nga vetvetja, jo nga ne. Të shkonim në pushim 1-1 nuk ishte e drejtë. Dhe natyrisht nuk është lehtë të mbahesh ndaj një ekipi si Manchester United për 90 minuta.”
“ Dhe më pas u dënuam. E përsëris, ne u dënuam në dy tri rastet që gabuam në mbrojtje. Ne mund të kualifikohemi pasi që ata luajnë në mënyrë që ne mund të marrim një rezultat të mirë.:”
“ Nuk flas me emra, por komplimentoj ekipin për një paraqitje fantastike.” Përfundoi Leonardo.