18 shkurt 2010

Kaka: “Nuk jam fajtor per humbjen ne Gerland”

Mesfushori brazilian Kaka ka filluar te ndjeje peshen e madhe te kritikes, per nivelin qe po tregon me bluzen e bardhe te skuadres madrilène. Por ai nuk e shmang repliken duke kembengulur se nuk ishte fajtor ne humbjen me Lionin ne Gerland, 1:2 per ligen e kampioneve. Mesfushori brazilian deri tani ka deshtuar te shfaq ate nivel loje qe e beri ate nje nga futbollistet me te mire ne bote, gjate kohes qe luante me Milanin. Por Kaka reagon duke thene se pergjegjesi per humbjen me Lionin eshte e gjithe skuadres dhe jo e tij, duke shtuar se mundesite jane qe humbja te permbyset kur te dy skuadrat te takohen perseri ne Bernabeu me 10 mars. “Nuk jam une fajtori per humbjen ne Gerland i deklaroi te perditshmes sportive spanjole As, Kaka. Faji duhet shikuar si i gjithe skuadres dhe jo nje individi te vetem. Nuk do te jete e lehte ndeshja ne Bernabu, mund dhe te vuajme, por ne kemi futbolliste me pervoje, qe dine se si luhen keto ndeshje te veshtira”. Real Madrid ka nje enderr ne kete sezon, te rikthehet te titulli i 10-te i kampionit te Evropes, pasi finalja e liges se kampioneve do te do te luhet ne Bernabeu. Rezultati 0:1 megjithate eshte shume i veshtire per tu permbysur, pasi nje gol i Lionit, mund te kompromentoje gjithcka...