18 shkurt 2010

Gazza kerkon nje cati per koken

Paul Gascoigne eshte i pastrehe. Kete e ben te ditur presidenti i Shoqates se Futbollisteve Angleze, Gordon Taylor.
Deklarata e tij e papritur u be gjate deshmise gjyqesore ne dem te Wayne Rooney, i cili i detyrohet 4.3 milione sterlina shoqerise “Proactive”.
Sipas Taylor, Gazza i kerkoi ndihme shoqates per t’i gjetur nje cati ku te fuse koken pasi ai nuk ka me asnje kacidhe ne xhep edhe pse gjate karrieres ka fituar me shume se 14 milione sterlina. “Gascoigne u shfrytezua nga te gjithe njerezit qe kishte prane dhe eshte shembulli klasik i nje ylli te futbollit qe eshte trajtuar si nje lope qe duhet mjelur. Per kete arsye ai na ka kerkuar ndihme per t’i gjetur nje vend ku te jetoje”, thekson Taylor.
Gascoigne vuan edhe nga problemet e medha me alkoolin dhe semundjet mendore, por kjo eshte hera e pare qe per te flitet se ka edhe probleme ekonomike...