21 shkurt 2010

Fitore minimale e Romës

Giallorossët kanë shënuar fitore me rezultat prej 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Catanias.
Malazezi Mirko Vucinic ishte heroi i vendasve në takimin e zhvilluar në Stadio Olimpico, duke shënuar golin e vetëm në ndeshje (18’).
Me këtë fitore, Roma ka ngushtuar edhe më shumë diferencën e pikëve me liderin Inter, duke qenë se Nerazzurët barazuan në takimin e të shtunës mbrëma.