03 shkurt 2010

Ferguson: Ndeshja kundër Milanit, më e madhja e sezonit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Milanit është ndeshja më e madhe e sezonit.
United udhëton te Milani më 16 shkurt, para se të presë italianët në ndeshjen e kthimit tre javë më pas.
“Mendoj se po (është ndeshja më e madhe e sezonit). Kupa Evropiane gjithmonë është diçka e veçantë për ne dhe kemi pasur disa mbrëmje të mahnitshme në Old Trafford. Thjesht shpresoj të kemi edhe një”.
“Do të jemi në udhëtim në ndeshjen e parë, që nuk do të jetë e lehtë, por jam i sigurt se ndeshja vendimtare do të jetë ajo në Old Trafford”, ka thënë Ferguson.