15 shkurt 2010

Benitez: Maxi do vazhdojë të përmirësohet

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i bindur se përforcimi i ri Maxi Rodriguez do të vazhdojë të përmirësojë formën e tij.
Argjentinasi ka bërë disa paraqitje që kur u transferua në Ligën Premier nga Atletico Madrid në muajin janar, por ende nuk po arrin t’i përshtatet futbollit anglez.
“Mendoj se ai po ia del mirë. Për lojtarët e ri gjithmonë është vështirë, por ai po na jep disa kualitete në posedim dhe në lëvizje të mira, dhe po punon shumë”, ka thënë Benitez.
“Ai do të përmirësohet. Kur të kuptojë lojtarët tjerë, kjo do t’i ndihmojë atij në lojë dhe po ashtu gjërat do të përmirësohet edhe për ne. Ai është OK, por ai duhet të përmirësojë edhe gjuhën angleze”, ka shtruar strategu spanjoll