19 shkurt 2010

Arsenali dhe Liverpooli pas Zarates

Dy klubet angleze Arsenal dhe Liverpool raportohet se kanë kthyer vëmendjen kah sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate.
Menaxheri i ri i klubit romak, Edy Reja, tha së fundi se 22-vjeçari është vetjak dhe ‘nuk e pason topin shumë dhe duhet të punojë për ekipin’.
Por kjo deklaratë e trajnerit nxiti reagime nga ana e lojtarit, me vëllain e tij, i cili është edhe agjent, i cili tha se nëse trajneri nuk e dëshiron lojtarin ai mund të largohet nga klubi.
Edhe nëse Zarate rregullon raportet me trajnerin, ai megjithatë pritet të largohet gjatë verës nga Lazio me aq shumë klube të interesuara për të. Daily Mail shkruan se në mesin e të interesuarve për argjentinasin janë edhe Arsenal dhe Liverpool./