23 shkurt 2010

Anderson: E ardhmja ime është te United

Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson, thotë se përkundër disa ofertave që i janë bërë, ai dëshiron ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.
Muajt e fundit, braziliani ka pasur disa mosmarrëveshje me trajnerin Sir Alex Ferguson duke nxitur spekulime për mundësinë e largimit të tij nga Djajtë e Kuq.
“Gjithmonë kam pasur raporte të mira me Ferguson. Ai kërkon të punojë më shumë dhe unë e kam pranuar këtë, por më nevojiten më shumë raste që të jem pjesë e ekipit të parë”.
“Disa ekipe evropiane janë të interesuara për mua, por sipas meje, e ardhmja ime qëndron te United”.
“Tregimi im këtu nuk ka përfunduar dhe unë jam i bindur se mund t’i ofroj më shumë skuadrës në momentet vendimtare të sezonit”, ka thënë 21-vjeçari.