10 shkurt 2010

Ancelotti dëshiron të përsërisë suksesin e Milanit në Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai dëshiron të përsërisë suksesin e Milanit në Stamford Bridge.
Italiani është i gatshëm të zgjerojë dominimin e tij në Evropë, pasi tashmë është lider në Ligën Premier.
“Konkurrenca në Ligën Premier është shumë e fuqishme dhe nuk do të jetë e lehtë. Do ta krahasoja Manchester United me Interin, Arsenalin me Romën dhe Manchester Cityn me Fiorentinën”.
“Por dua ta krahasoj Chelsean me klubin tim të vjetër, Milanin. Nëse mund të arrijmë ndonjë prej arritjeve të kaluara të Milanit, nuk do të ishte aq keq”, ka thënë ish-trajneri i rosonerëve./