18 shkurt 2010

Adriano pohon se ka negociuar me Romën

Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka konfirmuar se ai ka zhvilluar negociata me Romën për një rikthim në kampionatin italian gjatë muajit të kaluar.
Sulmuesi brazilian i rikthyer në formë, thotë se ai tash është i fokusuar te ekipi i tij aktual, Flamengo, por se mund të rikthehet në Itali më vonë gjatë këtij viti.
“Po, kam biseduar me ta, por tash mendoj vetëm për Flamengo dhe për Kupën Botërore. Por pas kësaj, do të rikthehem në Itali. Sigurisht, Roma është një qytet dhe një ekip i shkëlqyeshëm, do të më pëlqente të luaj me Tottin”, ka thënë Adriano