25 gusht 2008

Zenit gjen zëvendësim për Arshavin


Andrey Arshavin është edhe një hap drejt largimit nga Zenit St Petersbourg, pasi që klubi rus tashmë ka gjetur zëvendësimin e tij, dhe ai është i riu portugez Danny.Zenit nënshkroi me portugezin Daniel Miguel, i njohur si Danny, i cili ka qenë pjesë e Dinamo së Moskës.Danny, i lindur në Venezuelë, llogaritet si zëvendësim ideal për Arshavin, i cili është në rrugë drejt largimit nga kampioni i Kupës UEFA. Më afër angazhimit të tij është Tottenham, por futbollisti ka shprehur interesim edhe për kalim tek Barcelona.Megjithatë, siç parashihet për këto ditë të fundit të afatit kalimtar, Juande Ramos do të shesë Berbatovin tek Manchester United, ndërsa me paratë e fituara nga bullgari do të blejë Arshavin.