27 gusht 2008

Bogdani, Berisha dhe Lika kthehen në kombëtare


Erjon Bogdani, Besart Berisha dhe Iljon Lika janë tre emrat e rinj të thirrur nga trajneri Arie Haan për ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare, kundër Suedisë dhe Maltës, ndërkohë, në listën e Suedisë bie në sy grumbullimi i sulmuesit të Interit, Ibrahimoviq.Trajneri i kombëtares shqiptare Arie Haan, ka zbuluar listën e 21 futbollistëve që do të ketë shansin të luajnë kundër Suedisë dhe Maltës në datat 6 dhe 10 shtator. Pas paraqitjes jo shumë të mirë me Lihtenshtajnin, tekniku kuqezi ka thirrur sërish në kombëtare sulmuesit Erjon Bogdani dhe Besart Berisha, të dy të lënë jashtë për miqësoren e 20 gushtit.Po ashtu, është thirrur edhe portieri Iljon Lika, duke plotësuar numrin 3 të lojtarëve për kuadratin. Sa u përket emrave të tjerë, ata janë të njëjtët që luajtën ndaj Litenshtejnit.Në krahun tjetër, edhe Suedia ka publikuar listën me futbollistë që do të ndeshen me Shqipërinë, ku bie në sy thirrja e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimoviq. Ky i fundit pritet të jetë edhe kapiteni i ri i ekipit, pas largimit të Freedie Ljungberg. Nuk mungon në këtë listë as sulmuesi i njohur Henrik Larsson apo mbrojtësi i Juventusit, Olof Mellberg.Takimi mes Shqipërisë dhe Suedisë do të jetë i pari për përfaqësuesen kuqezi, i vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2010. Ndeshja do të zhvillohet më 6 shtator, në orën 18.45 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Më 10 shtator, Shqipëria sërish do të jetë nikoqire, kësaj here e Maltës.