27 gusht 2008

Valecia refuzon 40 milionë dhe Saviolan për Villan


Drejtuesit e Valencias, së paku për momentin, vazhdojnë të qëndrojnë me ngulm prapa vendimit të mos e shesin mjeshtrin e golave, David Villa.Sipas sportives Marca, udhëheqësit nga Mestalla, kanë refuzuar një ofertë të Realit, e cila ka përfshirë 40 milionë euro, si dhe sulmuesin argjentinas, Javier Saviola.Në rast se Valencia nuk e dëshiron sulmuesin jugoamerikan, klubi nga Madridi është i gatshëm të ndahet edhe nga mesfushori Javi Garcia brenda ofertës me 40 milionë euro.Por, Valencia thuhet se dëshiron 40 milionë euro si dhe mesfushorin Ruben de la Red. Negociatat në mes dyja palëve do të vazhdojnë sonte.