
Barcelona ka pёsuar humbje minimale nga Wisla Krakov, derisa Juventus ka luajtur baraz nё udhëtim tek Artmedia Petrzalka, por qё tё dyja ekipet kanё siguruar pjesёmarjen nё fazёn e grupeve tё Ligёs sё Kampionёve, falё rezultateve tё ndeshjeve tё para.Barcelona edhe pse u paraqit me formacionin e plotё si mysafir i ekipit polak, pёsoi humbje minimale, por kualifikohet falё fitores sё parё si vendas, 4-0 (rezultati nga tё dyja ndeshjet 4-1). Shёnues pёr vendasit ishte Cleber (52’).Edhe Juventus nuk arriti tё shënojё fitore, duke barazuar 1-1 nё fushё tё Artmedias, por kualifikohet pёr nё fazёn e grupeve, po ashtu falё fitores sё parё prej 4-0 (rezultati i pёrgjithshёm 5-1).Vendasit kaluan nё epërsi me anё tё Fodrek pas 13 minuash lojё, ndёrsa italianёt barazuan me anё tё sulmuesit tё ri Amauri nё minutën e 25-tё.Fitore minimale prej 1-0 ka shёnuar edhe ekipi grek Panathinaikos nё fushё tё vet ndaj Spartak Pragёs, duke u kualifikuar pёr nё fazёn e grupeve (ndeshja e parё kishte përfunduar 2-1 pёr grekёt).