28 gusht 2008

JUVENTUS Në sulm për Apiah dhe Luço Gonzalez


Porto dhe Sporting Lisbona mbeten të vetmet destinacione të mundshme për mesfushorin e Juventusit, Tiago. Në vend të portugezit, Juventusi është i gatshëm të marrë ganezin Apiah. Ndërsa argjentinasi Ledesma i Lacios është një objektiv, i cili mund të realizohet sezonin që vjen. Vetëm pasi të zyrtarizohet transferimi i Tiagos drejt Portugalisë, Juventusi mund të hidhet në sulm për një tjetër mesfushor, ku përveç Apiahsë, drejtuesve bardhezi tani u intereson edhe Luço Gonzales. Mesfushori argjentinas i Portos mund të shkëmbehet kokë më kokë me Tiagon.